I ÇUDIT TË GJITHË/ Big Mama: Nëse burri im del 1 natë me një femër, punë e madhe – AlpeGossip
I ÇUDIT TË GJITHË/ Big Mama: Nëse burri im del 1 natë me një femër, punë e madhe

I ÇUDIT TË GJITHË/ Big Mama: Nëse burri im del 1 natë me një femër, punë e madhe

Këngëtarja e njohur, Big Mama, ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar për jetën private. Mirëpo e ftuar gjatë një interviste për RTV21, këngëtarja ka treguar më shumë mbi këtë pjesë duke zbuluar se edhe e kanë tradhtuar dhe se pavarësisht se çfarë i ka ndodhur nuk e ka problem këtë pjesë.

“Po jam tradhtuar, ohooo. Tradhtia e një mashkulli me një femër mua nuk më vret të them të drejtën, nuk jam sikur gjithë femrat që bëjnë histori dhe janë xheloze të mëdha. Normal që më dhemb se nëse nuk ka xhelozi nuk ka dashuri thonë.

Nuk jam njeri që mund të prishi familjen apo lidhjen nëse burri im ka dalë një natë me një femër. Punë e madhe. Ka shkuar një natë ka ardhur sërish tek unë. Derisa më respekton, më vlerëson dhe jam primare për të nganjëherë hallall e ka”, është shprehur Big Mama.