“JEMI TË LUMTURA QË NUK VDIQËM”/ Historia e motrave binjake që MUNDËN në të njëjtën kohë kancerin – AlpeGossip
“JEMI TË LUMTURA QË NUK VDIQËM”/ Historia e motrave binjake që MUNDËN në të njëjtën kohë kancerin

“JEMI TË LUMTURA QË NUK VDIQËM”/ Historia e motrave binjake që MUNDËN në të njëjtën kohë kancerin

Gjëja e fundit që mund t’i shkojë në mendje një 32-vjeçareje është kanceri i gjirit, mirëpo ditën kur Ashley Huffman dëgjoi këtë diagnozë nga mjeku i saj çdo gjë ndryshoi. ‘’Që pas lindjes së djalit kam ndjerë vazhdimisht dhimbje në gjoksin e majtë, por besoja se kjo ishte diçka normale për një grua që ushqente me gji. Nuk kam bërë kurrë një vizitë të specializuar për këtë problem, mirëpo kur në gjoks m’u shfaq një gungë lashë menjëherë takim me gjinekologen time. Tre javë më vonë mësova se kisha kancer gjiri. Ishte e frikshme, nuk mund ta lija djalin tim vetëm.’’-rrëfen gruaja e re nga Virginia Perëndimore.

Ashley iu nënshtrua menjëherë mastektomisë, heqjes së gjirit. Mjekët i këshilluan motrës së saj binjake të bënte edhe ajo analiza dhe vizita  mjekësore. Ashley dhe Danielle janë binjake nga e njëjta zigotë, janë rritur në të njëjtën mitër, por në dy qese amniotike të ndryshme, çka rriste mundësinë që edhe 32-vjeçarja tjetër të kishte kancer gjiri. Danielle rezultoi pozitive ndaj gjenit BRCA2, një mutacion gjenetik, përgjegjës për kancerin e gjirit. Në shkurt të 2019-ës, vetëm 3 muaj pas diagnostikimit të së motrës, zbuloi se kishte kancer gjiri. Danielle hoqi gjirin e djathtë, ndërkohë që dy motrat do të duhet të heqin edhe vezoret pasi ekziston një mundësi e lartë që të preken nga kanceri ovarian.

‘’Ka qenë një eksperiencë e tmerrshme, por jam e lumtur që jemi akoma gjallë. Kemi qenë gjithmonë bashkë, jo vetëm në shkollë fillore, por edhe në universitet e mesa duket kjo ishte sfida jonë e ardhës. Shpresojmë që edhe seancat e kimioterapisë të shkojë po aq mirë.’’-përfundon Danielle.