Sara Gjordeni, vajza nga Kuçova, e cila fitoi Miss Globe në vitin 2014, ka rënë pre e një adrese fallco të hapur në Instagram, në të cilën vetëm shahet dhe ofendohet.
Nuk dihet se kush qëndron pas kësaj adrese të rreme, e cila merret me jetën personale të ish-misit, por as Gjordeni nuk ka reaguar deri më tani.
Në një prej fotove Sara përflitet për marrëdhënien e saj me një djalë të quajtur Heri. Sipas shkrimit, Sara rri me Herin për interesin që ka kundrejt tij, pasi ai “e mban mirë”.
Ndër të tjera shkruhet:
Rri me ty se më blen buke, me nxjerr me blen rroba e më bën xhiro me makinë”.
Mamaja e Sarës përshkruhet si një femër e përdalë, e cila shet trupin për 2 mijë lekë. Nuk dihet kush është personi që e urren aq shumë ish-missin, ama duket ashiqare që gjithçka mund të jetë një sajesë dhe dashakeqësi.