Zbulohet shkaku i “HISTERISË” së Kourtney Kardashian dhe Kim nuk paska aspak faj – AlpeGossip
Zbulohet shkaku i “HISTERISË” së Kourtney Kardashian dhe Kim nuk paska aspak faj

Zbulohet shkaku i “HISTERISË” së Kourtney Kardashian dhe Kim nuk paska aspak faj

I dashuri i Kourtney Kardashian Yones Bendjima është fotografuar në praninë e një modeleje në Meksikë, pas aludimeve se ai dhe ylli i serialit “Keeping Up With The Kardashians” i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

25-vjeçari, i cili ishte i lidhur për më shumë se 2 vite me 39-vjeçaren, u kap mat me modelen Jordan Ozuna. Mirëpo emri i saj nuk është i panjohur për familjen Kardashian, pasi menjëherë pasi Tyga u nda nga Kylie, vrapoi drejt saj.

Burime për “TMZ”shprehen se ishte Kourtney ajo që vendosi të ndahej me modelin 25-vjeçar. Dhe duket se shkak ishte komenti i Yones në foton ku Kourtney shfaqej me bikini. Yones nuk i pëlqeu aspak fakti se e dashura e tij tregonte më shumë seç duhej në rrjetet sociale.

Pra me pak fjalë, Kim nuk paska asnjë faj për lotët që derdhi Kourtney, pasi qënkan lot për dashurinë.