MERR DHURATËN E PARË PËR BEBIN/ Rona Nishliu në pritje të një fëmije – AlpeGossip
MERR DHURATËN E PARË PËR BEBIN/ Rona Nishliu në pritje të një fëmije

MERR DHURATËN E PARË PËR BEBIN/ Rona Nishliu në pritje të një fëmije

Rona Nishliu është prej muajsh në pritje të fëmijës së parë dhe gjithçka po e përjeton me emocion. Këtë periudhë të bukur ja kanë bërë edhe më speciale mikeshat e saj, të cilat i kanë dërguar dhuratën e parë për fëmijën që vjen në jetë së shpejti. Këngëtarja e njohur ka publikuar një video të bukur ku shfaqet një libër dedikuar bebes, imazhet e të cilit janë realizuar në mënyrë simbolike kanë domethënie të veçantë. “Faleminderit për surprizën”,-shkruan Rona duke ju drejtuar mikeshave të saj.

 

Kujtojmë se pak javë më parë, këngëtarja e njohur mbajti një koncert recital shumë të bukur dhe ka publikuar disa projekte të reja ku shfaqet më në formë se kurrë me nurin e shtatzënisë.