VAJZAT E EKRANIT I PËRDORIN/ Njihuni me efektet anësore për syrin që vijnë nga lentet me ngjyrë - AlpeGossip
VAJZAT E EKRANIT I PËRDORIN/ Njihuni me efektet anësore për syrin që vijnë nga lentet me ngjyrë

VAJZAT E EKRANIT I PËRDORIN/ Njihuni me efektet anësore për syrin që vijnë nga lentet me ngjyrë

Shumë vajza, personazhe të njohur ose jo preferojnë të përdorin lente me ngjyrë, qoftë kur kanë një dioptri (numër syzesh), por edhe kur nuk kanë asnjë lloj problemi me shikimin.

Lentet me ngjyrë vajzat i përdorin për të pasur një imazh ndryshe në një festë, koncert, set fotografik apo edhe për një periudhë të shkurtër kohe. Vendosja e tyre jo gjithmonë është e këshillueshme për syrin, pasi mund të kthehet në burim infeksioni.

Këshillohet që lentet të mos mbahen më shumë se 8 orë gjatë ditës. Së dyti, asnjëherë nuk duhet të flini me lentet e vendosura dhe për më tepër kur keni grim.

Duhet të kujdeseni shumë për higjienën e tyre sepse çdo papastërti përkthehet në infeksion për syrin tuaj.

Tregoni kujdes, mos u lani në det me lentet e vendosura.