“GJITHÇKA SHKOI MBARË”/ Sidrit Bejleri tregon emocionet e para nga lindja e vajzës – AlpeGossip
“GJITHÇKA SHKOI MBARË”/ Sidrit Bejleri tregon emocionet e para nga lindja e vajzës

“GJITHÇKA SHKOI MBARË”/ Sidrit Bejleri tregon emocionet e para nga lindja e vajzës

Ditën e djeshme këngëtari dhe bashkëpunëtori i programit “Shqiptarët për shqiptarët”, Sidrit Bejleri u bë sërish baba.

Sot gjatë programit ai nuk harroi të falenderonte nguroi të ndante me publikun emocionet e para dhe lumturinë e përjetuar:  “I takon nënës merita më e madhe për sakrificën që bën për lindjen dhe rritjen e fëmijës. Desh Zoti shkoi gjithçka mbarë, pavarësisht se ishte hera e katërt me ndërhyrje, nuk është diçka e thjeshtë. Nëna dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë. Desh i madhi Zot na nderoi. Fëmijët janë në qiellin e shtatë. Kontakti i parë ishte një varje nofulle, sepse nuk e imagjinonin që do ishte aq i vogël bebi”, tha Sidriti.

I pyetur nga gazetarja Ola Bruko se kujt i ngjan e vogla, Sidriti tha: “Stafi tek spitali thoshin mua. Shoqet e nuses thonë asaj. Megjithatë e rëndësishme është të jetë e shëndetshme”, tha Sidriti.