KOMBINIMET “PERLA”/ Duhet ti provoni patjetër këtë dimër (FOTO) – AlpeGossip
KOMBINIMET “PERLA”/ Duhet ti provoni patjetër këtë dimër (FOTO)

KOMBINIMET “PERLA”/ Duhet ti provoni patjetër këtë dimër (FOTO)

Le të themi se kemi përhapur panik më kot, të kombinohesh në dimër nuk është edhe aq e vështirë. Madje, veshjet që kemi pasur në dollap prej vitesh, mund t’i risjellim plot stil këtë dimër. “Who What Wear” këshillon që të mos heqim dorë nga çizmet në ngjyrë të bardhë, fundet me printe leopardi, altelet apo palltot e gjata! Ndaj jo vetëm që do të jemi ngrohtë, por në të njëjtën kohë do të dukemi nam fare në rrugët e Tiranës!

Golf, pallto e gjatë me kuadrate dhe xhinse!

Shikojeni mirë këtë foto sepse nuk ka vetëm një bluzë, por dy që zënë vendin e xhaketës dhe palltos! Ide gjeniale!

Jo vetëm pallto me rrip në mes, por edhe çizmet ngjyrë kremi është kombinimi që nuk zhgënjen asnjëherë.

Të verdhën mustardë, duhet ta keni patjetër në dollap. Ndaj një bluze në ngjyrë të verdhë apo edhe çizmet do t’ju çelin ditën.

Kush tha se veshja nga koka te këmbët në ngjyrë të bardhë lejohet vetëm në verë?