A DO TË FUTESH NË BIG BROTHER VIP? Robert Aliaj jep përgjigjen që nuk pritej për banorët – AlpeGossip
A DO TË FUTESH NË BIG BROTHER VIP? Robert Aliaj jep përgjigjen që nuk pritej për banorët

A DO TË FUTESH NË BIG BROTHER VIP? Robert Aliaj jep përgjigjen që nuk pritej për banorët

Artisti Robert Aliaj ka reaguar ashpër për banorët e show-t televiziv Big Brother Albania.

Ai është pyetur nëse e ka menduar ndonjëherë të bëhet pjesë e këtij formati, Aliaj shprehet kundër, duke theksuar se ky program nuk është për të, ndërsa ata që janë pjesë e BB, janë rripa dhe jo VIP-a.

“Jo, Big Brother nuk është një show ku mund të jem. Ata që janë në BB janë rripa, se s’ka si të jetë një VIP thashethemexhi, të merret me gjëra të vogla, humbasin kohë për gjëra banale. Aty s’ka asnjë dialog me vlera publike, vetëm thashetheme , kujt i doli prapanica, kush shau. Nivel ekstrem banal bisedash për të qenë VIP. Ndërkohë që unë kur e shohë këtë gjë them me vete, ja se kush është VIP-i në Shqipëri”, u shpreh Aliaj për Report Tv.