“S’KAM NDJENJA TË FORTA”/ Aristela refuzon Princin para të gjithëve – AlpeGossip
“S’KAM NDJENJA TË FORTA”/ Aristela refuzon Princin para të gjithëve

“S’KAM NDJENJA TË FORTA”/ Aristela refuzon Princin para të gjithëve

Ditën e sotme i erdhi fundi sezonit të parë të “Për’puthen”, ku u sqaruan mjaft gjëra të mbetura pezull.

Konkurrentja e parë që ka sqaruar çdo dilemë ka qenë Aristela. Pavarësisht se Princi ishte deklaruar për të prej disa kohësh, ajo ka vendosur të dalë e vetme nga formati i dashurisë.

Përballja e fundit mes Aristelës dhe Princit:

Aristela: Kanë ndodhur disa gjëra, pengesa ndoshta. Edhe mund të jem nxituar, do doja të kërkoja ty ndjesë dhe Blerimit. Kam menduar në fillim që nuk do kishim kështu stresesh.

Princi: Filluam aq bukur. Ishte shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Të besoj që je ndikuar, sepse pëlqej atë Aristelën që është e matur, e zgjuar dhe me vjen keq që u ndikuam të dy nga disa situata. Më vjen mirë që në fund fare jemi duke i qeshur njëri tjetrit. Personalisht nuk e ndjej më këtë stuhinë. Do doja të bënim një pauzë.

Aristela: Ne kemi bërë pauzë!

Princi: Ndoshta do na bëjë mirë mos ta shikojmë njëri tjetrin për një farë kohe dhe kjo do na tregojë sa do pëlqejmë njëri tjetrin.

Aristela: Unë e kam pëlqimin për ty, por ndoshta situata që kanë ndodhur të më bëjnë mua të mendoj se jam nxituar pak. Kam pëlqimin po s’kam ndjenjat e forta. Do ketë një dritare të hapur për Princin, por nuk kam ato ndjenjat e forta. Do dalim vetëm nga programi!