ÇFARË PO NDODH? U ndanë, Danieli dhe Fotinina na habitën me veprimin e fundit – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH? U ndanë, Danieli dhe Fotinina na habitën me veprimin e fundit

ÇFARË PO NDODH? U ndanë, Danieli dhe Fotinina na habitën me veprimin e fundit

Muajin e kaluar, Fotinia pranoi publikisht ndarjen nga Danieli të cilin e njohur në shtëpinë e “Big Brother”. E ftuar në “Ftesë në 5”, Fotinia tregoi se lidhja me Danielin përfundoi disa muaj më parë pasi marrëdhënia e tyre nuk po funksiononte.

Fotinia u shpreh se nuk është penduar për lidhjen me Danielin sepse mes tyre kishte dashuri, por është penduar për dasmën që bënë në “Big Brother”.

“Ne realisht e provuam si lidhje, nuk është se u bë “Big-u” dhe kaq mbaroi. E kemi provuar shumë seriozisht, familjarisht, të gjitha bashkë”, u shpreh Fotinia.

Mirëpo ndonëse të ndarë, Fotinia dhe Danieli kanë mbetur miq e komunikojnë me njëri-tjetrin, gjë që rrallë ndodh me çiftet. Këtë e ka zbuluar Fotinia sot kur u pyet nga fansat.

Ish-banorja tregoi se vazhdon të flasë me Danielin dhe kanë mbetur miq.