BABA SHEMBULLORE/ Gjiko kujdeset për Zërin në mënyrën më të ëmbël (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
BABA SHEMBULLORE/ Gjiko kujdeset për Zërin në mënyrën më të ëmbël (FOTO+VIDEO)

BABA SHEMBULLORE/ Gjiko kujdeset për Zërin në mënyrën më të ëmbël (FOTO+VIDEO)

6 muaj më parë çifti i njohur i showbizit, Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të parë të një djali që e pagëzuan me emrin e veçantë Zëri. Çifti ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe vazhdimisht kanë publikuan  foto dhe video të vogëlushit.

Pas angazhimeve të shumta me projektet e reja muzikore dhe koncertet pafund, Gjiko ka gjetur së fundmi pak kohë për të kaluar me djalin e tij. Ai ka publikuar në Instastory një video ku shihet duke biseduar me Zërin.

Gjiko e pyet djalin se përse e ka emrin Zëri, ndërkohë që ai nis edhe gërricet duke treguar zërin e tij. “Në dy po kuptohemi domethënë”, ka shkruar reperi pranë videos së ëmbël të djalit.