U PËRFOL PËR NJË LIDHJE ME REPERIN E NJOHUR/ Kanita reagon për herë të parë - AlpeGossip
U PËRFOL PËR NJË LIDHJE ME REPERIN E NJOHUR/ Kanita reagon për herë të parë

U PËRFOL PËR NJË LIDHJE ME REPERIN E NJOHUR/ Kanita reagon për herë të parë

Kanita është një prej këngëtareve të reja në moshë, por shumë të talentuara. Artistja ka qenë e ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’, nga ku ka folur mbi planet e së ardhmes. Ndër të tjera Kanita ka folur mbi raportin e saj me reperin S4MM.

Dyshja janë përfolur shumë në media mbi një lidhje të mundshme. Shkak për këtë është bërë postimi i të dyve në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë, në Paris. Kanita shoi dyshimet duke thënë se kjo ishte thjesht një rastësi, dhe është habitur kur ka parë këto lajme të qarkullojnë.

“M’u duk shumë e çuditshme, e pashë lajmin nga Parisi, ne kishim publikuar foto në vendin e njëjtë në Paris, në kohën e njëjtë, por nuk është aspak i vërtetë lajmi që jemi bashkë. Për momentin nuk jam në një lidhje dashurie, jam e fokusuar te muzika,”-ka thënë Kanita në intervistën e saj në ‘Report Tv’.