PAS LAJMEVE SE JANË RIKTHYER/ Bora Zemani dhe Donald Veshaj pjesë e një filmi bashkë? – AlpeGossip
PAS LAJMEVE SE JANË RIKTHYER/ Bora Zemani dhe Donald Veshaj pjesë e një filmi bashkë?

PAS LAJMEVE SE JANË RIKTHYER/ Bora Zemani dhe Donald Veshaj pjesë e një filmi bashkë?

Në mes të aludimeve se janë rikthyer sërish bashkë, thuhet se Bora Zemani dhe Donald Veshaj do shfaqen bashkë në një film.

Pak ditë më parë, moderatorja publikoi në Instagram një video, ku shfaqej krah regjisorit Erion Bubullima. Asnjëri prej tyre nuk zbuloi se çfarë i bëri bashkë, por pamjet e dyshes në Vjenë, aty ku jeton edhe regjisori.

Regjisori Bubullima kishte në plan të realizonte një film ku do të luanin binjakët Veshaj, raporton Anabel.al. dhe tashmë krejt papritur, shohim edhe Borën me të.

Pjesëmarrja e Borës dhe Donaldit në një film do të ishte surprizë për publikun pas gjithë ngjarjeve të ndodhura kohët e fundit mes ish-çiftit.

Në fakt dyshimet përforcohen edhe më shumë nga fakti se në të njëjtën kohë me Borën edhe Donaldi ka udhëtuar drej Vjenës. Kjo gjë u zbulua përmes sistemi Tims, teksa në Instagram ai u shfaq në aeroport dhe udhëtoi pa Romeon. Bora hodhi një video krah një goce e cila përveç Borës ndiqet po ashtu nga Romeo në Instagram.

Sakaq, mamaja e vëllezërve Veshaj ka hapur një profil personal në rrjetin social Instagram dhe mori vëmendjen e të gjithve fakti se Bora e ndjek atë.

Rikujtojmë gjithashtu se pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP” Donaldi shkëputi çdo marrëdhënie të krijuar me Beatrix Ramosaj brenda këtij formati dhe ata kurrë nuk janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ishte këngëtarja ajo që ka lajmëruar ndarjen e tyre e para përmes një statusi në Instastory ku shkruante:”Jo Histori False”.

Aktori kurrë nuk ka dhënë asnjë intervistë pas daljes nga formati, por është fokusuar i gjithi në karrierën e tij muzikore pasi është një nga emrat më të kërkuara në clubet e natës së bashku me Elgid Dodën dhe Romeo Veshaj.