PAS SHERRIT TË MADH ME BASHKIMIN/ Edi i çudit të gjithë me veprimin e tij (VIDEO) – AlpeGossip
PAS SHERRIT TË MADH ME BASHKIMIN/ Edi i çudit të gjithë me veprimin e tij (VIDEO)

PAS SHERRIT TË MADH ME BASHKIMIN/ Edi i çudit të gjithë me veprimin e tij (VIDEO)

Të premten e kaluar, dy konkurrentët e “Për’puthen”, Edi dhe Bashkimi janë përfshirë në një konflikt të madh që për pak degradoi në përplasje fizike.

Në momentin që Bashkimi po komentonte takimin e Argjentit dhe Mikelës, Edi iu kthye duke i thënë që të mos komentojë dhe se takimi mes dyshes nuk ishte punë për të.

Pastaj debati u agravua deri në atë pikë që u desh ndërhyrja mes konkurrentëve të tjerë për të qetësuar situatën.

Ndërkohë, duket se gjërat janë qetësuar dhe sot dy djemtë janë përballuar me njëri-tjetrin në studio.

Ai që i çuditi të gjithë ishte Edi pasi në fillim i kërkoi falje Bashkimit, familjes së tij dhe më pas Mikelës. Konkurrenti u shpreh se në realitet nuk është siç u duk të premten dhe se kishte dalë nga vetja. Po ashtu, ai tha se ishte i prekur nga fakti që publiku po e kritikon dhe tall për shkak se nuk flet mirë shqipen.

Ky veprim nga ana tij i habiti të gjithë duke qenë se kur iu kërkua ditën e sherrit që të reflektonte, ai tha se kështu është rritur dhe kështu di të sillet.

Ndërkohë, edhe Bashkimi kërkoi falje për gjithë situatën e krijuar dhe si përfundim gjërat mes tyre u rregulluan.

VIDEO