E talli për takat në plazh/ aktorja shqiptare lë fansin me gisht në gojë me përgjigjen – AlpeGossip
E talli për takat në plazh/ aktorja shqiptare lë fansin me gisht në gojë me përgjigjen

E talli për takat në plazh/ aktorja shqiptare lë fansin me gisht në gojë me përgjigjen

Aktorja e njohur e “Apartamentit 2XL”, Eliona Pitarka, tërheq shpesh vëmendjen e ndjekësve në Instagram me fotot provokuese e format bombastike. Postimet e saj marrin qindra komente ku fansat e komplimentojnë, mirëpo ditën e sotme një fans i ka bërë aktores një koment jo fort të këndshëm.

Teksa Eliona kishte pozuar buzë detit me bikini ngjyrë blu, një rrjetë mbi krahë dhe taka të larta, fansit i ka bërë përshtypje fakti që aktorja kishte veshur taka në plazh.
“Në plazh me taka? Se di dmth.”- i shkruante ai.

Aktorja nuk ja ka përtuar ndjekësit të saj, duke e lënë me gisht në gojë me përgjigjen.
“Sigurisht që nuk e di, ashtu siç nuk di që këtu jam në xhirime të një reklame.”- i ka shkruar Eliona.