Xheni Mhillaj me unazë në gisht, tani vendos të tregojë të vërtetën për të fejuarin – AlpeGossip
Xheni Mhillaj me unazë në gisht, tani vendos të tregojë të vërtetën për të fejuarin

Xheni Mhillaj me unazë në gisht, tani vendos të tregojë të vërtetën për të fejuarin

Xheni Mhillaj vazhdon të tërheqë vëmendjen me statuset e saj, apo me fotot, ku së fundmi është shfaqur me fustan të bardhë.

Askush nuk i di të fshehtat e Xhenit, ka vetëm hamendësime. Nga statuset me zemra, shpesh është folur për një dashuri të re në jetën e saj, madje edhe për një të fejuar, nisur nga një shprehje ku ajo shkruante për situatën kur prindërit pyesin “ku është i fejuari?” dhe ti nuk e di as vetë.

Ishte një batutë me humor, por mediat aluduan për një të fejuar…dhe gati nisëm ta besonim që ai ekzistonte, nga aq shumë lajme që janë shkruajtur…por Xheni nuk luan më.

Sot ajo e ka zbuluar të vërtetën…ka postuar një foto me unazë dhe ka shkruar si qëndron puna. “Kur nuk ke të fejuar, i bën dhuratë vetes”, sqaron ajo…

Duket sikur dhe Xhenin e mërziti historia e të fejuarit misterioz.