PASI U BË GAZI I BOTËS NË FOTON ME JOLIN/ I dashuri i Dua-s bën gjestin më të ëmbël – AlpeGossip
PASI U BË GAZI I BOTËS NË FOTON ME JOLIN/ I dashuri i Dua-s bën gjestin më të ëmbël

PASI U BË GAZI I BOTËS NË FOTON ME JOLIN/ I dashuri i Dua-s bën gjestin më të ëmbël

Dua Lipa dhe i dashuri Isaac Carew kanë perfundimisht një marrëdhënie tejmase tolerante dhe të kuptueshme.

Së pari, sepse nuk është e kollajtë për këdo, të ndahesh dhe të kthehesh sërish. Dua dhe Isaac u njohën në 2014-ën dhe u ndanë në shkurt të 2017-ës.

U përfol se Isaac e kishte tradhtuar, megjithatë ky aludim u mohua nga çifti.

Në qershor 2018, çifti u panë përsëri bashkë.

Pak muaj më vonë, Isaac u fotografua në një klas homoseksualësh në Londër, shumë afër një personi me të cilin kërcente.

Dua nuk reagoi fare dhe Isaac sqaroi në një postim në Instagram se ai e dashuron Dua-n dhe siguroi fansat se këngëtarja nuk po qëndron në lidhje me dikë që e tradhton.

Në 6 maj 2019, Dua debutoi në Met Gala dhe vendosi që, në premierën e saj në tapetin e kuq më prestigjioz në botën e modës, të shoqërohej nga i dashuri, Isaac Carew.

Mirëpo Isaac u kthye në fenomen më vete në Met Gala për shkak se u fotografua duke i ngulur sytë të pasmeve të Jennifer Lopez.

Çifti nuk e vranë mendjen të merreshin me këtë. Por sot, Dua Lipa tregoi në Instagram se janë më bashkë se kurrë.

Isaac i dhuroi vëllait të vogël të Dua Lipa-s vëthin e tij të parë. A ka gjest më të ëmbël nga i dashuri, se një dhuratë për vëllain ose motrën që e ke pikë të dobët?