Aktori i famshëm turk flet shqip: I dua shqiptarët! – AlpeGossip
Aktori i famshëm turk flet shqip: I dua shqiptarët!

Aktori i famshëm turk flet shqip: I dua shqiptarët!

Tolgahan Sayisman, një prej aktorëve më të famshëm të serialeve turke, është lidhur nëpërmjet “Skype” me emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan këtë të shtunë.
Aktori dhe modeli 36-vjeçar, i cili vitin e kaluar u martua me modelen dhe aktoren shqiptare Almeda Abazi, foli edhe shqip në program.

Ermal Mamqi: A mundet Tolga të na thotë ndonjë fjalë shqip? A i ke mësuar Tolgës ndonjë fjalë shqip?

Almeda Abazi – bashkëshortit: Shpirt, a mund të flasësh disa fjalë shqip?

Tolgahan Sayisman: Ça po bën?, Të dua Almeda, të dua shumë. I dua shqiptarët. Hajde këtu Almeda.

Ermal Mamaqi: I shkreti i mungon Almeda.

Almeda Abazi: Zemra Ime.

Në vazhdim, Ermal Mamaqi testoi se sa e njohin Almeda dhe Tolgahan njëri-tjetrin dhe mes të tjerash e pyeti aktorin nëse kishte pëlqyer ndonjë prej aktoreve më të cilat kishte luajtur në seriale dhe nëse ishte ankuar ndonjëherë për Almedën tek e ëma.