Bota e kinematografisë në zi, vdes aktori i njohur i serisë “Austin Powers” – AlpeGossip
Bota e kinematografisë në zi, vdes aktori i njohur i serisë “Austin Powers”

Bota e kinematografisë në zi, vdes aktori i njohur i serisë “Austin Powers”

Bota e kinematografisë në zi! Aktori i njohur Verne Troyer është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare. Ka qenë familja e tij që ka dhënë lajmin e hidhur për miqtë dhe fansat, përmes një deklarate.

“Me trishtim të madh dhe zemër të rënduar shkruajmë se Verne sot ka vdekur. Verne ishte një individ jashtëzakonisht i kujdesshëm. Ai donte që t’i bënte të gjithë të buzëqeshnin, të lumtur, dhe qeshnin. Secilin që kishte nevojë ai do ta ndihmonte në çdo masë që ishte e mundur. Verne shpresonte se do të bënte ndryshime pozitive me platformën që kishte dhe punonte për ta përhapur atë mesazh çdo ditë”, thuhet në deklaratë. Siç raportojnë mediat e huaja, Troyer kishte vuajtur nga problemet me alkoolin për shumë vite dhe kishte qenë në rehabilitim disa herë, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

49-vjeçare njihet për rolin e tij si Mini-Me, në serinë e filmave komedi “Austin Powers”. Në këtë film ai luante përkrah Mike Meyers. Troyer kishte lindur me një çrregullim gjenetik të njohur si “achondroplasia dwarfism”, duke e lënë atë vetëm 81 centimetra i gjatë.