NOSTALGJI/ Turjan Hysko kujton në mënyrën më të bukur grupin “Produkt 28” (VIDEO) – AlpeGossip
NOSTALGJI/ Turjan Hysko kujton në mënyrën më të bukur grupin “Produkt 28” (VIDEO)

NOSTALGJI/ Turjan Hysko kujton në mënyrën më të bukur grupin “Produkt 28” (VIDEO)

Jemi të bindur se të gjithë i mbani mend hitet e grupit “Produkt 28”, si “Trokas”, “Inati”, “Si peme”, “Ke guri që s’bo xixa” etj.

Turjan Hysko, Alban Kondi dhe Fabian Basha janë tre djemtë që sollën hite dhe realizuan gjithsej 3 albume, ndërsa këngët e tyre vazhdojnë të dëgjohen edhe sot.

Njëri prej antarëve të grupit, Turjan Hysko, është bërë së fundmi nostalgjik për kohën e vjetër me djemtë.

Ai ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto të disa viteve më parë të”Produkt 28″, duke sjellë nostalgji tek publiku për atë periudhë.

Të shumtë janë personat që i kërkojnë këngëtarëve rikthim dhe një bashkëpunim të ri, i cili ka munguar prej vitesh.

Grupi i famshëm u krijua më 28 nëntor të vitit 2002, ndërsa ne po shpresojmë vërtet të kemi të reja nga djemtë!