NDRYSHIMET DRASTIKE/ Çunat e famshëm që hoqën dorë nga kaçurrelat – AlpeGossip
NDRYSHIMET DRASTIKE/ Çunat e famshëm që hoqën dorë nga kaçurrelat

NDRYSHIMET DRASTIKE/ Çunat e famshëm që hoqën dorë nga kaçurrelat

E nisim me Young Zerkën, i cili së fundmi hoqi dorë nga kaçurrelat historike duke i prerë flokët shkurt. Zerka ka eksperimentuar edhe më parë me flokët, duke i shkurtuar vazhdimisht kaçurrelat, por ja që këtë herë e ndau mendjen përfundimisht. Punë e paqme! Duket mirë.

Momentalisht, Albano Bogdo duket se ndihet mirë me flokët e prerë shkurt. A bëri mirë? Jo, duam kaçurrelat mbrapsht.

Vazhdojmë tani me reperin më të ëmbël të momentit, MC Kreshën. Nga modeli “kokë-brokol”, Kresha shkoi me një prerje të lehtë, derisa i rralloi dukshëm dredhkat e tij të pabindura. Jemi për modelin e dytë dhe të tretë.

Meqë jemi te “kokë-brokoli”, nuk mund të mos përmendim Ledrin. Këtij djali i shkon çdo model i mundshëm, por meqë na duhet të zgjedhim, preferojmë këtë të fundit.

Getoari gjithashtu ka eksperimentuar së fundmi me flokët. Lezetshëm, përveç prerjes së fundit. Thjesht jo.

Nëse e keni harruar, ja dhe Capital T me flokë të gjatë, të cilët më pas i mblodhi bisht, ndërsa tani i ka të prerë shkurt. Pa asnjë diskutim përjashtojmë të dytin. Me dy të tjerët jemi ok.

Kemi edhe Genën dhe Sebianin, të cilët vetëm njëherë eksperimentuan në mënyrë drastike. Shpresojmë që të mos guxojnë sërish.