Kur gruaja të "hap namin"! Këta janë "kollovarët" që u bënë të famshëm nga partneret e tyre (FOTO) - AlpeGossip
Kur gruaja të “hap namin”! Këta janë “kollovarët” që u bënë të famshëm nga partneret e tyre (FOTO)

Kur gruaja të “hap namin”! Këta janë “kollovarët” që u bënë të famshëm nga partneret e tyre (FOTO)

Shqipëria ka shumë vajza seksi dhe shumë të famshme dhe disa prej tyre janë kurorëzuar në martesë apo janë shumë të dashuruara, dhe prej famës së tyre nuk përfituan vetëm ato por “përfituan” dhe dashuritë e tyre, partnerët. INtv sjell 5 meshkujt e showbiz-it të cilët u bënë të famshëm nga partnerja e tyre.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Nora Istrefi ka një karrierë të gjatë në muzikë dhe komentohet shpesh për sukseset e saj. Marrëdhënia e gjatë e dashurisë me muzikantin dhe bashkëshortin e saj, Robert Berisha, është gjatë gjithë kohës nën syrin investigues të gazetarëve, gjithashtu mund të thuhet se Nora jo vetëm i dha famë Robertit, por i dha dhe shtysë për tu bërë dhe këngëtar.

Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha

Patris Berisha ishte një personazh gati i panjohur për mediat deri në momentin kur u lidh me këngëtaren nga Shkupi, Tuna Sejdi. Ata e bënë publike marrëdhënien e tyre disa muaj më parë, kur treguan edhe se do të bëheshin për herë të parë prindër. Aktualisht janë prindër të vogëlushit, Tian.

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari

Lori Hoxha është një nga vajzat më të njohura në Shqipëri dhe padyshim Lori është pjesë e showbiz-it edhe për historinë e saj të dashurisë me Vis Bajraktarin. Edhe pse gjithnjë i referohen si i dashuri i Lori Hoxhës, shumë e njohin edhe me emrin e tij të vërtetë, Visi.

Adelina Ismaili dhe Vali Krasniqi

Adelina Ismaili cilësohet si një ndër këngëtaret më të mira shqiptare si dhe disa e quajnë edhe si DIVA e skenës. Por nga fama e saj edhe dikush tjetër është bërë i famshëm, partneri i saj, Vali Krasniqi. Pas lidhjes me Adelinën, Vali është bërë shumë i njohur për publikun shqiptar si dhe çifti janë shpallur si çifti më i bukur i estradës nga fansat.

Silva Gunbardhi dhe Dafi Derti

Bashkëpunimi i tyre në klipin më të klikuar “Të ka lali xhan” i afroi me njëri-tjetrin në një histori dashurie. Silva Gunbardhi pa dyshim ka qenë një ndër këngëtaret e preferuara të të gjithëve që prej fillimeve të karrierës, por ai që u bë i njohur pak më vonë ishte Dafi, reperi i cili para se te bëheshe bashkë me Silvën nuk ishte shumë i përfolur në media . Çifti tani ata janë prindër të një djali me emrin Dalvi.