“MË PAGOI EDHE SARA…”/ Luixhino zbulon shpërblimin pas Dancing With The Stars – AlpeGossip
“MË PAGOI EDHE SARA…”/ Luixhino zbulon shpërblimin pas Dancing With The Stars

“MË PAGOI EDHE SARA…”/ Luixhino zbulon shpërblimin pas Dancing With The Stars

Sara Hoxha dhe balerini i njohur Luixhino ishin fituesit e edicionit të parë të “Dancing With The Stars”, në Top Channel.

Ndonëse fituam çmimin e madh, Luixhino zbuloi sot nga “Pushime on Top” se ka marrë edhe një shpërblim nga partnerja e tij, Sara Hoxha.

I pyetur se sa ishte shpërblimi që mori nga spektakli, balerini tha se veç shpërblimit monetar që fitoi nga kontrata, ai është paguar edhe nga Sara, për mësimet dhe orët e pafundme të provave. Ai shtoi se janë miq shumë të mirë dhe ende vazhdojnë të takohen çdo javë. “Kemi pasur shpërblim monetar, edhe nga kontrata, por edhe… është hera e parë që e them.. edhe nga Sara. Ka dhënë dhe ajo vetë, gjë që nuk e bëjnë artistët e tjerë. E kam shoqe shumë të mirë dhe ia vlejti…”