“Më rrëmbeve zemrën dhe më ke fansen më të madhe që tani!” Këta dy këngëtarë u dashuruan pas bareshës së vogël (VIDEO) – AlpeGossip
“Më rrëmbeve zemrën dhe më ke fansen më të madhe që tani!” Këta dy këngëtarë u dashuruan pas bareshës së vogël (VIDEO)

“Më rrëmbeve zemrën dhe më ke fansen më të madhe që tani!” Këta dy këngëtarë u dashuruan pas bareshës së vogël (VIDEO)

Këngëtari Art Abazi ka disa ditë që ka publikuar këngën e vogëlushes Danjela, e cila po merr pjesë në The Voice Kids of Albania.

pjesa e parë

A post shared by ART ABAZI (@art_abazi) on

Ai ka mbetur i mahnitur nga zëri Danjelës, e cila nuk u dorëzua kurrë, pavarësisht jetës së vështirë që bën.

pjesa e dytë

A post shared by ART ABAZI (@art_abazi) on

Pas 2 videove të publikuara nga performanca e parë e saj, ai publikoi dhe një tjetër ku Danjela e përshëndeste duke kënduar një pjesë nga refreni i këngës së tij.

Një tjetër këngëtare që është mahnitur nga ajo është edhe  Rezarta Shkurta e cila ka shprehur dashurinë e saj ndaj Danjelës.

Këngëtarja Shkurta ka hedhur në Instagram një pjesë të intervistës së vogëlushes, e cila kur u pyet se çfarë do më shumë, një kompjuter apo telefon të ri, ajo tha se e vetmja gjë që do është që vëllai i saj me sindromin ‘Down’ të bëhet më mirë.

Duket se këto fjalë e kanë prekur Rezartën e cila i thotë publikisht se që nga sot ajo është fansja më e madhe e saj.

Sikur ti kisha lexuar fjalet qe kjo vogelushe thote, do kisha menduar se i shkruan nje vajze mbi te 30! Me pas i shoh portretin e vockel, zerin e nje femije , dhe e kam te pabesueshme te mendoj se si nje vogelushe mund te jete kaq e zgjuar, e dashur, e embel dhe e talentuar ne te njejten kohe… Te uroj lumturine me te madhe te kesaj bote, mua ti Danjela ma ke rrembyer zemren dhe me ke fansen me te madhe qe tani❤️”, shkruan Rezata krah videos./AlpeNews.al/