Këngëtarja e njohur shqiptare Filloreta Raçi, e cila njihet thjesht si Fifi, shpesh gjendet në qendër të vëmendjes. Jo vetëm për shkak të karrierës, por edhe jetës personale.
Prej gati një viti ajo ka bërë publike romancën e saj me Adis Patushin, lidhje e cila komentohet shpesh në rrjete sociale nga ndjekësit e saj e jo vetëm. E duket se veç komenteve pozitive, të shumta kanë qenë edhe ato negative për lidhjen e tyre, të cilat Fifi i ka adresuar shpesh.
E pyetur se:
“Çfarë ke për t’u thënë “gojëve të liga” që Adisi të do vetëm për vëmendje e për famë?”, Fifi nuk ngurroi të tregonte gishtin e mesit, teksa shtoi:
“Bëj gjithçka për të! Ai ka ardh në një moment në jetën time që më kanë ofendu, bullizu e ça s’më ka thënë publiku e m’ka kap si një shqiponjë e më ka nxjerrë prej aty”, përfundoi Fifi