Priti Ditën e Nënës për super lajmin: Modelja e njohur qenka shtatzënë (FOTO) – AlpeGossip
Priti Ditën e Nënës për super lajmin: Modelja e njohur qenka shtatzënë (FOTO)

Priti Ditën e Nënës për super lajmin: Modelja e njohur qenka shtatzënë (FOTO)

Një engjëll i vogël do të vijë së shpejti.

Modelja e njohur e Victoria’s Secret, Chanel Iman ka zbuluar se është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin, Sterling Shepard.

27-vjeçarja priti Ditën e Nënës për të dhënë lajmin e bukur duke gëzuar kështu fansat e saj. Ajo publikoi një foto ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur, teksa shkruante:

“Babi dhe mami mezi presin të të njohin. Teksa i afrohem mëmësisë, dua t’u uroj Gëzuar Ditën e Nënës të gjitha nënave dhe atyre që do të bëhen”.

Iman më pas ndau disa foto të tjera me partnerin 3 vjet më të ri, i cili shfaqej duke i puthur barkun modeles, teksa të dy ishin shtrirë në dysheme.