Klea Huta në gjurmët e Dua Lipës: Himne për vajza më të forta e më të pavarura! – AlpeGossip
Klea Huta në gjurmët e Dua Lipës: Himne për vajza më të forta e më të pavarura!

Klea Huta në gjurmët e Dua Lipës: Himne për vajza më të forta e më të pavarura!

Besojmë se e dini që kënga “New Rules” nga Dua Lipa bëri namin në botë duke thyer çdo klasifikim në Britani e më gjerë. Arsyeja kryesore se pse ajo këngë mori përmasa botërore ishte pikërisht prej mesazhit që jepte: Vajzat i vendosin rregullat vetë në një lidhje dhe kanë aftësinë të jenë të pavaruara në momentin që lidhja e tyre nuk ecën ashtu siç duhet. Edhe klipi i “New Rules” ishte një sukses pasi Dua Lipa dhe disa vajza të tjera, ishin në sinkron perfekt me lëvizjet e njëra tjetrës duke e interpretuar siç duhet çdo fjalë të këngës.

Kur dëgjuam prodhimin më të ri muzikor të Klea Hutës, pamë se dhe kjo e fundit ka menduar të japë të njëjtin mesazh tek shqiptarët: Vajzat janë vendimmarrëse, qoftë edhe në një flirt të vogël, qoftë dhe në një marrëdhënie më të konsoliduar. Me ritme verore, muzikë që të bën menjëherë të kërcesh dhe një tekst shumë simpatik, Klea me “BlaBlaBla” me shumë mundësi do të korr mjaft sukses këtë sezon veror.

Pamja e saj në klip është e kuruar në detaje, duke i dhënë edhe më shumë vlerë këngës. Klea që bën rolin e të përkëdhelurës, është gjithashtu një detaj shumë interesant edhe pse besojmë se duke qenë edhe aktore, nuk e ka pasur shumë të vështirë këtë pjesë.

Shpresojmë që njësoj si Dua Lipa, edhe Klea të ketë një sukses të madh me këtë projekt dhe të mund ta katapultojë në një projekt akoma dhe më të mirë muzikor.