MIT APO E VËRTETË/ A ngushtohet vagina nëse bën më rrallë seks? – AlpeGossip
MIT APO E VËRTETË/ A ngushtohet vagina nëse bën më rrallë seks?

MIT APO E VËRTETË/ A ngushtohet vagina nëse bën më rrallë seks?

Mund të keni dëgjuar se të pasurit më pak marrëdhënie seksuale do të thotë “një vaginë më të ngushtë”. Asgjë nuk është e “prerë me thikë”, pasi shumë prej jush mund të jenë shqetësuar për këtë gjë, por ekspertët nuk e besojnë.

“Shumë njerëz në mënyrë të gabuar supozojnë se gratë që kryejnë më pak marrëdhënie seksuale kanë vagina më ‘të ngushta’, në krahasim me gratë që kryejnë më shumë marrëdhënie, por kjo është vetëm një keqkuptim”, pohon specialistja, Jennifer Wider.

Muskujt e vaginës janë elastike.

“Ato mund të kthehen në formën e tyre normale, pas marrëdhënieve seksuale”, thotë Wider.

Dy janë momentet kur vagina juaj ndryshon formën për një kohë më të gjatë. E para: Pas lindjes.

“Disa studime kanë treguar se muskujt e vaginës mund të zgjasin deri në gjashtë muaj pas lindjes për t’u kthyer në formën dhe madhësinë e tyre normale”, thotë Wider.

Hera tjetër e ndryshimit të vaginës ndodh kur plakeni.

“Me kalimin e moshës, nivelet e hormoneve ndryshojnë dhe muret vaginale hollohen duke u bërë më pak elastike”.

Lajmi i mirë është se muskujt e vaginës mund të ngushtohen duke i stërvitur ato me anën e ushtrimeve specifike, që njihen me emrin ushtrimet e Kegelit

Këto ushtrime janë tepër të thjeshta: ju duhet thjesht të shtrëngoni vaginën njësoj siç bëni kur doni të mbani urinën. Mbajini muskujt të shtrënguar për 10 sekonda, pastaj lëshojini. Përsëriteni këtë disa herë gjatë ditës.