Në javët e fundit të shtatzënisë, Adelina Tahiri bën gjënë e ndaluar - AlpeGossip
Në javët e fundit të shtatzënisë, Adelina Tahiri bën gjënë e ndaluar

Në javët e fundit të shtatzënisë, Adelina Tahiri bën gjënë e ndaluar

Shtatzënia e saj ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat, që pasi u zbulua. Këngëtarja me origjina nga Kosova, Adelina Tahiri, ka treguar se pavarësisht që ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë, kjo nuk e ndalon që të vazhdojë jetën normalisht.

Ajo dhe bashkëshorti maqedonas, Serjoza Markov, do të bëhen prindër për herë të parë, ndaj shijojnë javët e fundit si çift si të munden.

Por një postim i Adelinës në Instagram ka tërhequr vëmendjen për një detaj në veçanti: gotën e verës së këngëtares.

Ndërsa fansat nuk mund të komentojnë për shkak se postimi ishte në “InstaStory”, shumë prej tyre kanë menduar si këngëtarja e ka bërë një gjë të tillë.

Pijet alkoolike janë të ndaluara gjatë shtatzënisë dhe kur ke fëmijë me gjidhënie, por një gotë nuk bën asgjë.

Vetë Beyonce u kritikua nga fansat pasi pinte një gotë verë me Jay Z, pas lindjes së binjakëve.