HARROJENI MOZZIK "BAD BOY"/ Reperi bën gjestin më të ëmbël për Hanën e vogël - AlpeGossip
HARROJENI MOZZIK “BAD BOY”/ Reperi bën gjestin më të ëmbël për Hanën e vogël

HARROJENI MOZZIK “BAD BOY”/ Reperi bën gjestin më të ëmbël për Hanën e vogël

Reperi i njohur shqiptar Mozzik ndonëse përherë është prezantuar në këngët e tij si një djalë i keq, që prej lindjes së vajzës Hana ka treguar se nuk është i tillë. Ai gjatë këtyre muajve ka qenë shumë aktiv duke publikuar foto dhe video të vogëlushes së tij që siç duket i ka ndryshuar jetën.

 

Mozzik dhe partnerja e tij Loredana po e shijojnë prindërimin në maksimum dhe nuk ngurrojnë që këtë gjë ta shprehin publikisht. Së fundmi, reperi i ka lënë të gjithë pa fjalë teksa nëpërmjet një fotoje ka treguar se për Hanën nuk kujdeset vetëm e ëma por edhe ai.

Nëpërmjet një postimi ku shfaqet duke larë Hanën, Mozzik ka treguar se është një baba i përkushtuar dhe se merret me çdo gjë që ka të bëj me higjienën dhe shëndetin  e të voglës së tij.