E PABESUESHME/ Gruaja zbulon se piktura që mbante në kuzhinë vlen 4-6 milionë euro – AlpeGossip
E PABESUESHME/ Gruaja zbulon se piktura që mbante në kuzhinë vlen 4-6 milionë euro

E PABESUESHME/ Gruaja zbulon se piktura që mbante në kuzhinë vlen 4-6 milionë euro

Një kryevepër e Rilindjes së hershme nga piktori fiorentin Cimabue u zbulua në një kuzhinë në një qytet pranë Parisit.

Krishti i Tallur, nga artisti i sheullit të XII që ishte mësuesi i Giotto, përflitet të vlejë 4 – 6 milionë euro, sipas mjeshtërve specialistë Turquin.

Ata thanë se punimi zotërohej nga një grua me banim në qytetin francez Compiegne, e cila e kishte varur në një mur mes kuzhinës dhe sallonit. Ndodhej direkt mbi një vatër ku ajo gatuante rregullisht.

Piktura mendohet të jetë pjesë e një diptiku të madh që daton në vitet 1280 kur Cimabue, i njohur edhe si Cenni de Pepo, pikturoi tetë skena ku shfaqej pasioni dhe kryqëzimi i Krishtit.

Dy skenat e tjerë ndodhen në National Gallery në Londër, Virgjëresha dhe Fëmija me Dy Engjëj  – dhe në Frick Collection në New York (Fshikullimi i Krishtit).

Edhe piktura që varet në National Gallery humbi për shekuj të tërë dhe u gjet kur një aristokrat britanik pastroi shtëpinë e tij në Suffolk. Ajo iu kthye galerisë në vitin 2000.

E zonja e pikturës mendoi se ishte thjesht një ikonë fetare kur e dërgoi në ankandin e zonës për ta vlerësuar.

Arti i Rilindjes së hershme u influencua intensivisht nga arti bizantik, i cili realizohet në një stil të ngjashëm ende sot. Sidoqoftë, testet me dritë infrared vërtetuan se pa dyshim, piktura ishte bërë nga dora e Cimabue, tha eksperti i artit Eric Turquin.

Piktura do të dalë në ankand më 27 tetor.