Një tigër në Indi që thuhet se ka marrë jetën e 13 personave është qëlluar për vdekje nga gjuetarët.
Shteti i Maharashtrës në Indi kishte dy vite që përpiqej të kapte tigrin 6-vjecar. Muajt e fundit, punonjësit e kafshëve të egra përdorën parfum që të joshnin tigrin.
Aktivistët kishin bërë fushatë për të shpëtuar tigrin, por Gjykata e Lartë e Indisë tha se nuk do të ndërhynte nëse policët e pyjeve ishin të detyruar ta gjuanin.
Një ekip i armatosur me një armë zjarri dhe u vendos që të ruante zonën ku fshatarët kishin parë kafshën, e njohur si T-1.
Sipas deklaratave, kafsha u godit me një shigjetë qetësuese në një distancë prej 10 metrash nga makina ku qëndronte ekipi dhe më pas u vra.