RASTËSI APO…? Aurela Hoxha me të njejtën veshje dhe pozicion si Rihanna (FOTO) – AlpeGossip
RASTËSI APO…? Aurela Hoxha me të njejtën veshje dhe pozicion si Rihanna (FOTO)

RASTËSI APO…? Aurela Hoxha me të njejtën veshje dhe pozicion si Rihanna (FOTO)

Aurela Hoxha është një nga personazhet më të përfolura të ekranit shqiptar. Më parë modele e tani nje businesswoman, ajo gjithmonë di të jetë n9 qendër të vëmendjes.

Bukuroshja është gjithmonë aktive në Instagram ku poston foto të ndryshem nga jeta e saj private dhe profesionale. Ditën e djeshme ajo postoi një foto ku dukej e veshur me një triko me motive ushtarake të cilën e kishte kombinuar me një bluzë të bardhë, një palë çizme të gjata të zeza,një çantë të thjeshtë dhe një palë syze. Kombinimi është pëlqyer nga shumë ndjekës të saj.

Por kjo veshje, më saktë, trikoja me motive ushtarake është përdorur fillimisht nga Rihanna e cila ka postuar një foto ku kjo e fundit e ka kombinuar trikon me një palë shapka me takë, një çantë ”Louis Vuitton” dhe syze dielli.

Përveç trikos që e kanë njësoj, dhe qëndrimi i Aurelës për foto duket i njejtë me atë të Rihannas. Serioze, duart në xhep dhe gati për shkrepje./AlpeGossip.al