“MË KUJTOHET NATA E FUNDIT…”/ Antonela i përlot të gjithë, tregon momentet më të vështira në “Për´puthen” – AlpeGossip
“MË KUJTOHET NATA E FUNDIT…”/ Antonela i përlot të gjithë, tregon momentet më të vështira në “Për´puthen”

“MË KUJTOHET NATA E FUNDIT…”/ Antonela i përlot të gjithë, tregon momentet më të vështira në “Për´puthen”

Pas debateve në “Për’puthen prime”, vajza nga Shkodra, Antonela u largua nga studioja e prekur dhe e përlotur. Ndërkohë sot në emision ajo ka treguar arsyen pse u ndje keq dhe ka rrëfyer gjithë historinë prekëse të jetës së saj. Antonela tregoi se ka pasur një jetë mjaft të vështirë, sepse babai i saj, që tashmë nuk jeton më, ushtronte dhunë ndaj nënës.

“Mu kujtuan ca gjëra që kam kaluar në familje. Mu kujtua babi që nuk jeton më dhe atë rrëmujën që na bënte në shtëpi mua dhe familjes dhe mamit. Kujtoj atë pjesën që po bërtisnin të gjithë dhe s’ndalonte më situata, e humba me dolën lot vetvetiu”, tha Antonela kur tregoi arsyen e largimit nga studioja.

Ajo rrëfeu më pas se për shkak të dhunës së vazhdueshme të të atit, u detyrua me nënën dhe familjarët e tjerë të shkonin në Itali dhe të shpëtonin prej tij.

“Më kujtohet natën e fundit që na ka nxjerrë nga shtëpia dhe jemi ndarë aty. Kemi shkuar në Itali se ai kërcënonte se donte të na vriste ne dhe nënën, kemi shkuar në Itali me një veshje ne trup e me asgjë tjetër .

Pas një viti s’kishim dokumenta akoma dhe më thotë dikush në facebook ngushëllime për babin. Më ka mbet merak që s’kam qenë në varrim por nëna ime është një person i fortë që s’na ka bërë ta ndjejmë mungesën e babit, megjithatë ai duhet.

Kemi shkuar në Itali dhe u dorëzuam në polici që të na ndihmonin dhe na thanë s’kemi çfarë t’ju bëjmë ikni ku të doni. Kishim dhe vëllain 4 vjeç, binte shi atë ditë, del mami me pasaporta dhe thotë s’na pranojnë. Shefi i policisë e pa këtë skenë dhe na strehoi, për dy vite jetuam në një qendër pastaj gjetëm punë dhe ia dolëm disi. Mami la gjithë jetën e saj këtu se ishte mësuese matematike dhe ka punuar dhe si pastruese në Itali. E kam parë babin gati duke e mbytur mamin dhe s’munda të bëja gjë, se s’kisha çfarë t’i bëja”, ka rrëfyer Antonela.

Historia e saj përloti konkurrentët, Bora Zemanin dhe Arjan Konomin dhe të gjithë ata shprehën mbështetjen e tyre për Antonelën.