Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë aktualisht një nga çiftet më të komentuar në media. Ndonëse nuk e kanë konfirmuar ende lidhjen, fotot ku janë kapur mat e kanë zbuluar me kohë marrëdhënien e tyre.
Përveçse të lidhur, Eni dhe Genci janë bashkëpunëtorë edhe në muzikë e kanë publikuar së fundmi dy hite së bashku.
Këngën e fundit, Genci e ka sjellë solo dhe mban titullin “Dimër”. Ai ka postuar sot një video ku Eni shfaqet pa makeup teksa këndon këngën e tij.
Genci ka shkruar vetëm titullin e këngës krah videos, pa zemra dhe emoji duke mos lënë të aludohet në media, ndërsa Eni i komenton një emoji duartrokitjesh dhe një emoji zjarri.