Këngëtarja shqiptare ia doli! Renditet para në listën e “Itunes” për të gjithë botën – AlpeGossip
Këngëtarja shqiptare ia doli! Renditet para në listën e “Itunes” për të gjithë botën

Këngëtarja shqiptare ia doli! Renditet para në listën e “Itunes” për të gjithë botën

Këngëtarët shqiptarë, qofshin ata të cilët jetojnë brenda territoreve shqiptare por edhe jashtë kufijve janë duke u ngjitur shumë mirë përsa i përket muzikës dhe kjo dukshëm dallohet nga klikueshmëria që kanë gjithë prodhimet e fundit muzikore dhe sa shumë ato dëgjohen e shpërndahen.

ONE KISS @CALVINHARRIS 🍒💥

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Konkretisht, Dua Lipa, në bashkëpunimin e saj me Calvin Harris, “One Kiss” e cila u lançua ditën e djeshme ka arritur që brenda 24 orëve të arrijë të mbajë pozicionin e parë në renditjen që përpilon Itunes për të gjithë botën. Sigurisht që këtë arritje të madhe, Dua e ka shpërndarë në Instagram ku ndihet e emocionuar për lajmin që ka marrë.

Ndërkohë ajo duhet të ndihet dyfish mirë sepse në vendin e 12 të kësaj liste, ndodhet pikërisht ajo me këngën “IDGAF”.

Këto lajme të mira të shqiptarve të cilët korrin suksese të jashtzakonshme na ngrohin zemrën, kjo është pak por e sigurtë!