“NUK DO VIJË BEBI”/ Rudina Xhunga flet për vendimin që ka marrë pas lindjes së vajzës (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“NUK DO VIJË BEBI”/ Rudina Xhunga flet për vendimin që ka marrë pas lindjes së vajzës (FOTO+VIDEO)

“NUK DO VIJË BEBI”/ Rudina Xhunga flet për vendimin që ka marrë pas lindjes së vajzës (FOTO+VIDEO)

Në një intervistë për emisionin “My living”, gazetarja Rudina Xhunga  ka treguar se pas lindjes së vajzës Alana, ka vendosur që të mos bëjë më fëmijë.

E pyetur nëse mendon që mund të ketë  një tjetër fëmjë në familjen e saj, Rudina u përgjigj: “Nuk do ketë fëmijë tjetër, e kemi mbyllur me Alanën”.

“Alana dëshiron një motër ose vëlla apo dhe ajo do të jetë qëndra e vëmendjes, qëndra e botës”, e pyetën gazetaren.

“Në fillim donte dhe e kishte me qejf, por tani ka hequr dorë dhe ajo, dhe nuk diskutohet. Ndonjëherë kur unë kam më shumë bark, si sot për shembull. Më thotë: Mendoj që je shëndoshur. Po pse?, i them unë,- mund të kem një beb. Jo nuk besoj- thotë ajo”

“Pra është e bindur që kjo gjë nuk do të ndodhë”, i tha Bruna, moderatorja e “My living”.

“Po, nuk do të vijë bebi”, u përgjigj Rudina.