ME HASHASH NË PARUKERI/ Enca Haxhia shokon sërisht në rrjetet sociale (FOTO) – AlpeGossip
ME HASHASH NË PARUKERI/ Enca Haxhia shokon sërisht në rrjetet sociale (FOTO)

ME HASHASH NË PARUKERI/ Enca Haxhia shokon sërisht në rrjetet sociale (FOTO)

Enca Haxhia, këngëtarja e njohur është një person tepër i ndjekur dhe i komentuar si nga publiku ashtu dhe nga mediat rozë. Ajo ka ditur të marrë zemrat e njerëzve dhe kjo gjë mund të kuptohet dhe nga fakti se në Instagramin e saj numëron 2.1 milion fansa.

Enca shpesh poston foto si nga jeta e saj personale ashtu dhe profesionale dhe di të tërheqi vëmendjen e publikut. Ditën e sotme ajo ka postuar një foto ku dukej se po lyente flokët. Por kjo nuk është ajo çka tërhoqi vëmendjen tonë. Në fakt vëmendjen tonë e mori hashashi që ajo mban në dorë në një vend publik, për më saktë në një parukeri.

Kjo në fakt nuk është hera e parë që Enca e bën një gjest të tillë para të gjithëve. Ajo dhe më parë ka postur foto të tilla por dhe video në të cilat shihet duke e konsumuar.

Mesa duket këngëtarja nuk e ka problem të tregojë se e konsumon hashashin, por pyetja është a duhet ta pranojë dhe ta tregojë ajo diçka të tillë në rrjetet e saj sociale ku ndodhen dhe shumë adoleshentë e të mitur?