“KA PASUR NUMËR TË FRIKSHËM…”/ Bora Zemani zbulon se janë firmosur kontratat e para të “Për’puthen +40” – AlpeGossip
“KA PASUR NUMËR TË FRIKSHËM…”/ Bora Zemani zbulon se janë firmosur kontratat e para të “Për’puthen +40”

“KA PASUR NUMËR TË FRIKSHËM…”/ Bora Zemani zbulon se janë firmosur kontratat e para të “Për’puthen +40”

Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” për të folur rreth “Për’puthen +40”, spektakli me beqaret në moshë të madhe.

Teksa ishte duke bërë audicionet e radhës, Bora tregoi se personazhet janë të panjohur, që i janë bashkuar programit për të gjetur dashurinë.

“Për’puthen +40”, Bora Zemani zbulon se janë

“Ditën e sotme është një fazë tjetër e audicioneve. Jemi njohur me disa personazhe, jemi drejt zgjedhjes përfundimtare të personazheve, janë firmosur edhe kontratat e para me ato që do jenë pjesë e programit”, zbuloi moderatorja e njohur.

E pytur nëse ka patur interes të madh për “Për’puthen +40”, Bora tha se ka patur një numër të frikshëm aplikimesh, që nuk e prisnin.

“Ka patur një numër të frikshëm që me të vërtetë nuk e prisnim. Ishte dyshimi a janë shqiptarët gati për këtë, e duket se janë. Është një reality që i duhet këtij vendi”, u shpreh Bora.