NUK ËSHTË KIARA TITO/ Butrinti na prezanton të gjithëve brunen me të cilën po kalon pushimet (VIDEO) – AlpeGossip
NUK ËSHTË KIARA TITO/ Butrinti na prezanton të gjithëve brunen me të cilën po kalon pushimet (VIDEO)

NUK ËSHTË KIARA TITO/ Butrinti na prezanton të gjithëve brunen me të cilën po kalon pushimet (VIDEO)

Ditën e sotme në të gjitha mediat bëri bujë lajmi se këngëtari Butrint Imeri dhe prezantuesja Kiara Tito po i kalonin pushimet bashkë në Greqi. Në videot e postuara në Instastoryn e tij, këngëtari ka treguar se ndodhet në Santorini dhe nuk është vetëm, por i i shoqëruar.

Po ashtu edhe Kiara ndodhet me pushime në Greqi dhe menjëherë nisën aludimet se ata janë bashkë. Madje së fundmi, Butrinti ka publikuar dhe një video ku tek syzet e tij vihet re një femër që i ngjasonte Kiarës.

Mirëpo, lidhur me këto lajme ai ka reaguar pak minuta më parë. Butrinti ka publikuar një video ku shfaqet një vajzë brune teksa ulet përball tij. Siç shihet, vajza në fjalë nuk është Kiara dhe këngëtari i ka hedhur kështu poshtë lajmet se ndodhet me prezantuesen.