Ronela Hajati ishte e ftuar në “Why not” të Roza Latit mbrëmjen e djeshme ku gjatë emisionit moderatorja e pyeti për fobinë e saj, qentë e mëdhenj. Sapo Ronela filloi të fliste, dy qen erdhën në studio.
Ronela u tremb dhe iu lut Rozës t’i hiqte ndërsa kjo e fundit u çua dhe filloi të luante me ta.
“Të lutem, hiqe, të lutem, o mami, o maaa, të lutem hiqe”, i tha Ronela Rozës.
“Për Zotin, ej, e kam seriozisht, të lutem hiqe”, vazhdoi këngëtarja shumë e frikësuar.
“U bëra ujë në djersë, mbarova komplet si njeri, tani mund edhe ta kem bërë (në mbathje)”, tha Ronela, por “tortura” nuk mbaroi me kaq pasi njëri prej qenve i shkoi tek këmbët.
Ronela ulëriti dhe u lut sërish t’ja hiqnin qentë. “Të lutem se u dhjeva, të lutem, hiqe”, tha këngëtarja derisa qentë më pas i nxorrën nga studio.











![“QË 1 VJEÇ ME B*THËN JASHTË”/ Ish-banorja e Big Brotherit tregon imazhet epike [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/09/3ca96839d5cee4ea24dd54c694101570_L-400x224.jpg)



