I ARRATISEN TË FTOHTIT/ Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj shkojnë me pushime në vendin e ëndrrave – AlpeGossip
I ARRATISEN TË FTOHTIT/ Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj shkojnë me pushime në vendin e ëndrrave

I ARRATISEN TË FTOHTIT/ Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj shkojnë me pushime në vendin e ëndrrave

Prej disa muajsh Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj po përfliten për një lidhje dashurie, mirëpo asnjëri prej të dyve nuk e pranoi kurrë publikisht deri më 17 dhjetor.

Dhe duket se këtë fillim janari çifti ka vendosur që të bëjë disa pushime në vendin tonë të ëndrrave: Tajlandë.

Të dy postuan mbrëmjen e kësaj të shtunë një foto ku shkruhet:

“Mirë se erdhët në Phuket”.

Eni dhe Genci duket se kanë dashur t’i largohen temperaturave të ulëta, ndërsa shijojnë romancën e tyre pa u fshehur tashmë nga publiku.

Ishte eventi “Op Labi party 2019” i organizuar në Kosovë ku Eni dhe Genci u shfaqën duke hyrë të kapur për dore dhe Genci pranoi për herë të parë lidhjen e dashurisë. “Kemi zgjedhur një event si ky që të shfaqemi publikisht bashkë”, u shpreh reperi për emisionin “1 Kafe me Labin”.