INFEKTOHET ME COVID-19 SKERDI DHE BASHKËSHORTJA E TIJ/ Këngëtari: Mbroni veten dhe familjarët tuaj – AlpeGossip
INFEKTOHET ME COVID-19 SKERDI DHE BASHKËSHORTJA E TIJ/ Këngëtari: Mbroni veten dhe familjarët tuaj

INFEKTOHET ME COVID-19 SKERDI DHE BASHKËSHORTJA E TIJ/ Këngëtari: Mbroni veten dhe familjarët tuaj

Listës së personazheve shqiptarë të infektuar me Covid-19 i është shtuar së fundmi edhe këngëtari i njohur Skerdi Ago.

Ai e ka dhënë këtë lajm në llogarinë e tij në Instagram, në një stuatus të publikuar në InstaStory.

Këngëtari ka rrëfyer se është infektuar me Covid-19, madje jo vetëm ai por edhe bashkëshortja, Vesa.

Skerdi ka bërë të ditur se edhe pak ditë i mbesin deri në përfundim të karantinës, pasi janë në shërim e sipër.

“E di që ju kam premtuar disa projekte të reja, por unë dhe gruaja ime Vesa Ago jemi duke u shëruar nga Covid-19. Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë derisa të mbaroj vetëizolimin dhe atëherë do të ketë shumë këngë të cilat i kam gati për ju. Ju dua shumë dhe faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme. Mbroni veten dhe familjarët tuaj. Kjo situatë do të kalojë shumë shpejt.”- shkruan Skerdi.

Në muajin janar të këtij viti, Skerdi dhe Vesa u bënë prindër për herë të parë.

Bashkëshortja e tij solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Roi.