VËMËNDJE! 6 këshilla që vajzat franceze duan që ne të dimë sa herë veshim pantallonat “serioze” – AlpeGossip
VËMËNDJE! 6 këshilla që vajzat franceze duan që ne të dimë sa herë veshim pantallonat “serioze”

VËMËNDJE! 6 këshilla që vajzat franceze duan që ne të dimë sa herë veshim pantallonat “serioze”

Sigurisht që e keni vënë re se pantallonat më IN për momentin nuk janë xhinset, pavarësisht që këto të fundit nuk njohin kohë dhe modë. Gjithnjë e më tepër pantallonat serioze (me prerje mashkullore) dhe të gjera janë zgjedhja e parë e vajzave, sa herë duan të duken jo bazike, stil dhe të thjeshta në të njëjtën kohë.

Të tilla pantallona janë lehtësisht të kombinueshme dhe shumë funksionale, por a dimë gjithmonë t’i veshim siç e meritojnë? Vajzat franceze, që e kanë përqafuar gjithnjë një trend të tillë, na japin ca këshilla, që bëni mirë t’i keni parasysh sa herë vishni pantallona serioze.

1. Mos i ruani pantallona të tilla për dalje të rëndësishme

Që do të thotë, mund t’i vishni për punë me atlete dhe të duken po aq bukur dhe ndryshe edhe të shtunën në mbrëmje me taka.

6 këshilla që vajzat franceze duan që ne të dimë sa

2. Kombinimet bardhë e zi duken gjithnjë chic

Eshtë kombinim praktik dhe duket gjithnjë elegant, prandaj mos dyshoni sa herë kombinoni pantallonat e bardha me një bluzë/xhaketë të zezë.

6 këshilla që vajzat franceze duan që ne të dimë sa

3. Po, edhe pjesa tjetër e veshjes mund të jetë oversize

Nuk është e thënë që duhet të ruani proporcionin sa herë që vishni pantallonat serioze. Përkundrazi, e bëni dyfish më interesante veshjen.

6 këshilla që vajzat franceze duan që ne të dimë sa

4. Trikot shkojnë me gjithçka

Pantallonat, një triko, çizme/atlete dhe jeni gati! Asgjë më shumë për të shtuar.

6 këshilla që vajzat franceze duan që ne të dimë sa

5. Mos i neglizhoni ato kur dilni në darkë

Nëse s’doni të vishni as fustane dhe funde, zgjidhni këtë model pantallonash. Kombinojini me një palë taka elegante dhe do të dukeni klas!

6 këshilla që vajzat franceze duan që ne të dimë sa

6. Luani me tonet bezhës

Nëse keni një palë pantallona të tilla në ngjyrë bezhë luani me nuancat e saj në pjesën tjetër të veshjes. Një pardesy ose një xhaketë kafe do ta ndryshonte komplet kombinimin.

6 këshilla që vajzat franceze duan që ne të dimë sa

Burimi: Who What Wear