Bashkëshortja e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka kujtuar me postimin e fundit ditën kur kurorëzoi dashurinë në martesë.
Ajo ka publikuar një foto ku shihet me fustanin e bardhë mjaft elegante, flokët e drejtë dhe buqetën me lule në duar përballë pasqyrës. Me siguri ky postim i ka ngjallur shumë kujtime nga ajo ditë Ajolës, ndonëse kanë kaluar 6 vite që prej atëherë.
Tashmë Xoxa dhe Veliaj janë prindër të një djali të vogël, të quajtur Kajan, me të cilin Ajola tregon herë pas here momentet më të ëmbla.