Këngëtarja shumë e komentuar në media e rrjete sociale, Xhesika Ndoj ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e lirë”, ku foli edhe për mikeshën e saj, valltaren e njohur Donjeta Kosumin.
Xhesika dhe Donjeta dikur shiheshin shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës e madje realizuan një videoklip bashkë.
Mirëpo prej dy vitesh ato nuk janë parë më bashkë e kjo shkaktoi thashethemet se Xhesika e Donjeta kanë bërë sherr.
Xhesika tregoi gjatë intervistës se nuk ka kontakte me Donjetën si më parë pasi secila ka vazhduar punët e saj.
“Kam kontakte por jo që kemi hyre-dalje, pasi ajo ka preferuar të vazhdojë me punët e saj… nuk është se kam shumë informacion për të”, tha Xhesika.