PASI HUMBI NJERIUN E DASHUR/ Oriola Marashi ka një mesazh: Mirënjohje… (FOTO) – AlpeGossip
PASI HUMBI NJERIUN E DASHUR/ Oriola Marashi ka një mesazh: Mirënjohje… (FOTO)

PASI HUMBI NJERIUN E DASHUR/ Oriola Marashi ka një mesazh: Mirënjohje… (FOTO)

Oriola Marashi ka humbur para pak ditësh një ndër njerëzit e saj më të shtrenjtë, gjyshin e saj. Lajmin e hidhur e dha vetë Oriola përmes një postimi prekës në Instagram. Ajo publikoi foton e një shiriti të zi dhe shkroi disa fjalë për gjyshin e ndjerë.

U prehsh në paqe gjyshi im”, ka shkruar Oriola shoqëruar me emojin e një fytyre të trishtuar dhe duke qarë.

Mesa duket modelja e ka marrë veten dhe është ndjerë gati për të reaguar në rrjetet sociale. Nëpërmjet një postimi në “InstaStory” ajo ka dhënë një mesazh për të gjithë teksa ka shprehur falenderimin për ngushëllimet.

Kujtojmë se Oriola Marashi prej kohësh ndodhet larg Shqipërisë. Modelja e njohur ka qenë e angazhuar gjithë këto kohë me punë jashtë Shqipërisë, kryesisht në Spanjë, duke qenë pjesë e markës Guess.

Largësia nga Shqipëria u bë shkak për krisjen e marrëdhënies së saj me futbollistin Eros Grezda. Edhe miqtë e dyshes konfirmuan se Oriola dhe Erosi ishin ndarë, duke prishur në këtë mënyrë planin që kishin bërë për martesë. Sipas raportimeve, arsyeja e prishjes së fejesës së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të lërë karrierën si modele.

Mirëpo para disa jvësh ata lanë të kuptohet se janë bashkuar sërish me njëri-tjetrin. Oriola dhe Eros kanë nisur të ndiqen sërish në Instagram, duke treguar në këtë formë se nuk mund të qëndrojnë të ndarë nga njëri-tjetri.