DASHURI DHE ZËNKA “QESHARAKE”/ Përse debatojnë më shumë çiftet e showbizzit shqiptar (FOTOT) – AlpeGossip
DASHURI DHE ZËNKA “QESHARAKE”/ Përse debatojnë më shumë çiftet e showbizzit shqiptar (FOTOT)

DASHURI DHE ZËNKA “QESHARAKE”/ Përse debatojnë më shumë çiftet e showbizzit shqiptar (FOTOT)

Në rrjetet sociale shpesh herë i shohim çiftet e showbizzit shqiptar të dashuruar dhe të lumtur me njëri tjetrin, por mes tyre si çdo çift ka edhe zënka.

Por përse zihen më shumë dhe çfarë bën që ata të debatojnë më shumë me njëri-tjetrin?

Ka shumë arsye që ata zihen me njëri-tjetrin dhe për ata që janë edhe me fëmijë arsyeja e zënkës janë edhe të vegjlit e tyre, ata debatojnë edhr për shkak të xhelozisë apo të shpejtësisë në makinë por ka edhe arsye të tjera.

Xhensila me Besin më shumë zihet me Besin për Ajkën sidomos kur ajo ndodhet në gjumë pasi ai bën shumë zhurmë.

Në “Instastoryn” e saj Xhensila Myrtezaj shprehet: “Ai momenti kur vajza është në gjumë, edhe besi rrëzon gjysmën e tenxhereve në kuzhinë.”

Silva Gunbardhi ka treguar se ajo dhe Dafi zihen për shkak se këngëtari i jep me shumë shpejtësi makinës. Po ashtu çifti zihen pasi Silva përdor një shprehje që Dafit nuk i pëlqen aspak.
“E para, zihem për shpejtësinë. Imagjino, të bësh video me 220 km/h, me një dorë telefonin e me një dorë timonin. Është e frikshme dhe kam merak. E dyta: kur i them “dëgjo Silvën, o vëlla”. Unë e kam nga dialekti këtë, por ai e ka shumë bezdi. Nuk do që t’i them vëlla”, është shprehur Silva.

Marina dhe Geti janë çift i pëlqyer për publikun ata debatojnë dhe zihen për gjithçka. I pyetzr nga vetë Marina se për çfarë të kritikon dhe debaton më shumë me partneren? Ai shprehet se për gjithçka kritikohet nga Marina.

Miriam Cani ka treguar se ajo dhe Albani zihen më së shumti për fëmijët. Pak kohë më parë një fans e pyeti këngëtaren nëse ajo dhe Albani zihen ndonjëherë pasi duken gjithnjë çift perfekt. “Natyrisht që grindemi dhe tema numër 1 cila është? Fëmijët. Pse bërë zhurmë e zgjove? Pse e puthe kaq fort? Pse e rrotullove aq shpejt? Pse e ushqeve aq shpejt? Pse, pse, pse?”, u shpreh ajo.

Elita me Gjikon debatojnë më shumë për ushqimet pasi reperi nuk e lejon atë që ajo të hajë nga pjata e tijë. Elita  ka bërë me dije këtë fakt edhe në instagramin e saj ku postoo një video që ai nuk e lejonte të hante nga pjata e tij.