”BIG BROTHER MË SHKATËRROI JETËN”/ Fjorentina Halili bën deklaratën që nuk e prisnim – AlpeGossip
”BIG BROTHER MË SHKATËRROI JETËN”/ Fjorentina Halili bën deklaratën që nuk e prisnim

”BIG BROTHER MË SHKATËRROI JETËN”/ Fjorentina Halili bën deklaratën që nuk e prisnim

Fjorentina Halili ka qenë një nga ato banore të ‘Big Brother’ e cila është komentuar më së shumti. Kjo për faktin se lidhja e saj brenda shtëpisë me Olsin ngjalli mjaft interes. Lidhja zgjati fare pak dhe që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ata vazhduan jetën e tyre, secili në drejtime të ndryshme.

Fjorentina është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe po ashtu ndiqet nga shumë fansa. Bukuroshja u ka dhënë mundësinë këtyre të fundit që t’a pyesin lidhur me jetën e saj private dhe ajo u është përgjigjur të gjithëve. Na fakt ajo që u bëri habi fansave ishte përgjigja e njërës prej pyetjeve.  A mendon që “Big Brother’’ ishte një mundësi që të arrije këtu ku je”,-ka qenë komenti i njërit prej ndjekësve.

Fjorentina zgjodhi t’i përgjigjet në këtë mënyrë:- “Mendoj se Big-u më ka shkatërruar jetën”. Nga kjo kuptuam shumë lidhur me atë që Fjorentina Halili ka kaluar brenda dhe jashtë shtëpisë më të famshme. E ndoshta kjo lidhet me vendimet që bukuroshja ka marrë lidhur me Olsin, me të cilin krijoi edhe një marrëdhënie të fortë dashurie.